Ndërlidhjet

Rasmusen: Zgjedhjet në Afganistan - inkurajuese


Në Afganistan janë mbyllur qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale dhe këshillat krahinorë, pas një orë zgjatjeje të kohës së votimit.

Vendvotimet duhej të mbyllen në orën 13.30 sipas kohës së Evropës Qendrore, por zyrtarët thanë se vendvotimet do të mbeten të hapura edhe për një orë deri sa të votojnë të gjithë personat që ndodhen në qendrat e votimit.

Policia dhe autoritetet thanë se votimet kanë kaluar qetë, por ende është herët për të parashikuar daljen në zgjedhje.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmussen tha se mënyra se si u zhvilluan zgjedhjet në Afganistan është inkurajuese. Ai tha se janë hapur më shumë qendra të votimit se sa që pritej.
XS
SM
MD
LG