Ndërlidhjet

Pheniani nderon ish presidentin jug-korean


Një delegacion i lartë i Koresë së Veriut ka arritur në Seul, për t’iu bashkuar zisë për ish presidentin e Koresë së Jugut Kim Dae- Jung.

Delegacioni gjashtë anëtarësh, përfshirë dy zyrtarë të lartë, ka arritur për të nderuar Kimin për përkrahjen që i dha politikës për ndihmë humanitare dhe angazhimit me veriun.

Në vitin 2000, Kim mori pjesë në samitin e parë Veri-Jug me liderin koreano-verior Kim Jong II, në një përpjekje paqësore që çoi në shpërblimin e tij me çmimin Nobel për Paqe.

Ish presidenti i Koresë së Jugut, vdiq të martën pas një beteje me penumoninë.
XS
SM
MD
LG