Ndërlidhjet

Rusi: Miliraderi Polonski përjetoi dështim


Miliarderi rus, me biznes në ndërtimtari, sot e ka shpallur rënien totale të kompanisë së tij.

Miliarderi Sergej Polonski, që ishte bërë i njohur me deklaratën e tij se çdokush, që në Rusi nuk bëhet miliarder, është humbës, tha se kompania e tij Miraks, do t’i ndalë të gjitha punët.

Javën e kaluar një gjyq e bllokoi pasurinë e tërësishme të kompanisë Miraks, për shkak se nuk e kishte paguar borxhin në shumë prej 242 milionë dollarësh.

Vjet, në listën e revistës Forbs, vlera e kësaj kompanie ishte 1.2 miliard dollarë.

Po këtë vit, ai kishte thënë se “ata që nuk e kanë një miliard mund të shkojnë në djall”, por tash thotë se gjërat kanë ndryshuar.

Analistët vlerësojnë se borxhi i kompanisë së tij, Miraks, është ndërmjet 600 e 700 milionë dollarë.
XS
SM
MD
LG