Ndërlidhjet

Iran: Ajatollah Xhanati kërkon arrestime


Ajatollah Ahmad Xhanati, që është klerik i linjës së fortë iraniane, ka kërkuar sot që autoritetet t’i arrestojnë liderët e protestave, pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale, të mbajtura në muajin qershor.

Gjatë faljes së xhumasë në Teheran, Ajatollah Xhamati, që e kryeson trupën autoritative në Iran, Këshilli i Mbrojtësve, tha se “disa njerëz janë arrestuar e disa jo” dhe shtroi pyetjen se “përse nuk janë arrestuar liderët, që kishin dorë në trazira”.

Ai nuk i ka përmendur emrat e liderëve opozitarë, Mirhosein Musavi dhe Mehdi Karubi, të cilët akuzojnë se në zgjedhjet më 12 qershor, kishte vjedhje të votave, për ta siguruar rizgjedhjen e presidentit, Mahmud Ahmadinexhad.

Tashmë në Iran kanë filluar tri procese gjyqësore masive, të të arrestuarve pas zgjedhjeve presidenciale.
XS
SM
MD
LG