Ndërlidhjet

Irak: Kërkohet takim urgjent për siguri


Ligjvënësit udhëheqës irakianë kanë kërkuar një sesion të jashtëzakonshëm të Parlamentit të këtij vendi, për të diskutuar sigurinë, pas një vale të sulmeve vdekjeprurëse me bomba, kundër ndërtesave qeveritare në Bagdad.

Zëvendës kryetari i Parlamentit, Khalid al-Attijah, tha se thirrja u bë sot nga liderët e grupeve politike irakiane, pastaj nga Ministria e mbrojtjes, ajo e brendshme, e të tjera.

Sipas tij, u kërkua që ligjvënësit të kthehen në mes të pushimit të tyre veror, për rivlerësimin e punës së forcave të sigurisë së Irakut.

Njëherësh, nga një sulm me bombë sot në periferi të Bagdadit, janë vrarë dy vetë dhe plagosur afro 20 të tjerë. Sulmi ndodhi një lagjen me shumicë sunite, Dora.
XS
SM
MD
LG