Ndërlidhjet

Pragë: Policia akuzoi 17 simpatizues serbë


Policia e Çekisë sot në orët e pasditës, i ka liruar të 126 simpatizuesit e klubit të futbollit Cervena Zvezda nga Beogradi, të cilët mbrëmë ishin ndalur për shkak të rrahjes me policinë, por 17 vetë janë akuzuar për vepra penale.

“Ndjekja penale e këtyre 17 personave do të vazhdoj, megjithqë ata janë liruar nga arresti dhe mbrohen në liri”, tha një zëdhënës i policisë në Pragë.

Huliganët nga radhët e simpatizuesve të ekipit beogradas, mbrëmë janë rrahur me policinë në qendër të Pragës. Rrahja kishte shpërthyer kur policia u tërhoqi vërejtjen simpatizuesve të futbollit nga Serbia, që të mos i shqetësojnë turistët. Ata pastaj në drejtim të policiëve kishin gjuajtur me shishe, karriga, tavolina e gjëra të tjera, por policia speciale së shpejti i kishte qetësuar simpatizuesit e dehur dhe 126 vetë i kishte arrestuar.
XS
SM
MD
LG