Ndërlidhjet

SHBA: Dënohet pritja për sulmuesin në Libi


Shtëpia e Bardhë ka dënuar mirëseardhjen heroike të Libisë për sulmuesin e dënuar në rastin Lokerbi, al-Megrahi.

Zëdhënësi Robert Gibs, tha se Uashingtoni i ka thënë qeverisë së Libisë se mirëpritja e terroristit të dënuar ishte “një goditje e tmerrshme” për familjarët e viktimave të rastit Lokerbi.

Al-Megrahi ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për sulmin me bombë kundër aeroplanit Pan Am, në vitin 1988, me ç’rast u vranë 270 vetë, shumica prej tyre amerikanë.

Ai ishte në burg tetë vjet, por u lirua mbi bazë të mëshirës nga një burg i Skocisë, për shkak se vuan nga kanceri i prostatës.

XS
SM
MD
LG