Ndërlidhjet

Rezultatet e zgjedhjeve afgane jo para të martës


Autoritetet e zgjedhjeve dhe zyrtarë amerikanë kanë kërkuar nga ekipet e fushatave të kandidatëve afganë për president, që të presin të qetë mbarimin e numërimit të votave.

Rezultatet e para preliminare nuk do të bëhen publike para të martës së ardhshme, kanë bërë të ditur zyrtarë të zgjedhjeve.

I dërguari amerikan në Afganistan e Pakistan, Riçard Hollbruk gjatë një vizite në Kabul, ka thënë se SHBA kërkon nga të dy kandidatët, Karzai dhe Abdullah, që të presin rezultatin zyrtar, para se të shpallin fitoren.

Edhe Karzai edhe Abdullah tashmë kanë deklaruar veten si fitues të zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG