Ndërlidhjet

Rusi: Rritet në 64 numri i të vdekurve


Autoritetet kanë ngritur në 64 numrin e të vdekurve nga tragjedia në uzinën më të madhe hidroelektrike të Rusisë në Siberi.

Një zëdhënës për ekipet e kërkimit dhe shpëtimit tha se 11 persona konsiderohen ende të zhdukur, ndërsa ekziston frika se edhe ata janë të vdekur.

Autoritetet kanë përjashtuar pretendimin e një grupi militant çeçen se kishte nxitur akisdentin, pasi kishte vendosur ekploziv në një pjesë të uzinës.

Shpërthimi i së hënës prishi muret duke shkaktuar një vërshim katastrofik në ndërtesë.

Kryeminsitri rus, Vlladimir Putin ka vizituar vendin e ngjarjes dhe ka kërkuar kompensim financiar për familjet e viktimave.
XS
SM
MD
LG