Ndërlidhjet

Prishtinë: U dogj hoteli "Union"



Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Prishtinë një zjarr i madh e ka përfshirë hotelin "Union".

Njoftohet se nga zjarri që shpërtheu rreth orës 2.20 nuk pati të lënduar përveç dëmeve të shumta materiale.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Sabrije Kamberi i tha Radios Evropa e Lirë se në stacionin policor është shoqëruar një person i dyshuar.

Sipas policisë së Kosovës, ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
XS
SM
MD
LG