Ndërlidhjet

Arrestohen 9 opozitarë rusë


Forcat ruse të sigurisë kanë arrestuar nëntë aktivistë opozitarë që po merrnin pjesë në një marsh në qendër të Moskës.

Zëdhënësi i policisë së Moskës, Anatoli Lastovetski i tha agjencisë së lajmeve, Interfax, se marshi kishte shkelur rregullat, meqë kishte numër më të madh pjesëmarrësish sesa ishte paralajmëruar dhe se kishte dy pankarta në vend të një.

Marshi u organizua nga lëvizja kundër Kremlinit, Solidariteti, e cila bën bashkë figurat opozitare si ish ministri, Boris Nemstov dhe ish kampioni I botës në shah, Gari Kasparov.
XS
SM
MD
LG