Ndërlidhjet

BE: Zgjedhjet afgane në përgjithësi të drejta




Kreu i vëzhguesve të Bashkimit Evropian tha se zgjedhjet në Afganistan në përgjithësi ishin të mira dhe të drejta, por jo edhe të lira në disa pjesë të vendit për shkak të dhunës dhe frikësimit.

Filip Morijon u tha gazetarëve në Kabul se zgjedhjet “nuk ishin të lira në disa pjesë të territorit për shkak të terrorit”.

Ai tha se thirrja e talibanëve që afganët t’i bojkotojnë zgjedhjet u “shoqërua me një numër sulmesh, që rezultuan me lëndime të civilëve dhe vdekje”, por shtoi se votimi megjithate ishte “i mirë dhe i drejtë”.
XS
SM
MD
LG