Ndërlidhjet

BE me politika të reja të migrimit


Ministri i jashtëm i Suedisë, Karl Bildt ka thënë se Bashkimi Evropian në fund të tetorit do të propozojë politika të reja të imigrimit.

Bildt, pas një takimi me homologun italian, Franko Fratini, e ka quajtur imigrimin “problem evropian”.

Të enjten, autoritetet italiane gjetën një barkë që po bartte 5 migrantë të Eritresë, të cilët thanë se 73 të tjerat kishin vdekur gjatë kalimit për në Itali.

Fratini tha se “të 27 vendet anëtare duhet të bartin përgjegjesinë për këta njerëz”.
XS
SM
MD
LG