Ndërlidhjet

Kabul: Kërkohen më shumë trupa


Komandantët amerikanë në Afganistan i kanë thënë të dërguarit të presidentit Barak Obama në rajon, se ata kanë mungesë trupash për të kryer punë e tyre.

“Nju Jork Tajms” raporton se komandantët kanë folur në këtë fundjavë me Riçard Hollbrukun, i cili në 4 ditët e fundit vizitoi katër qendrat komanduese rajonale në Afganistan.

Që të katër i kanë thënë se ndërsa trupat shtesë kanë qenë të dobishme për jugun, shifrat prapë mbesin të vogla krahasuar me nevojën.

Vlerësimi vjen në kohën, kur komandanti kryesor amerikan në Afganistan, gjenerali Stenli MekKristal, është duke përfunduar rishikimin e strategjisë së luftës.

Aktualisht në Afganistan gjenden 57 mijë trupa amerikane.
XS
SM
MD
LG