Ndërlidhjet

NASA: Shtyhet lansimi i anijes kozmike


Agjencia për gjithësi e Shteteve të Bashkuara, NASA, e ka shtyrë lansimin e anijes kozmike, Diskaveri, për shkak të stuhisë në hapësirën e lansimit në Floridë.

NASA tha se do të përpiqet ta kryejë lansimin nesër në orët e hershme të mëngjesit.

Anija Diskaveri, me shtatë anëtarë të ekuipazhit, në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë (SNGJ), do të dërgoj furnizime me ushqim, pjesë rezervë dhe gjëra të tjera të nevojshme në këtë stacion.

Në mesin e anëtarëve të ekuipazhit gjendet edhe anëtarja më e re e ekipit të SNGJ-së, astronautjua amerikane, Nikole Slot.
XS
SM
MD
LG