Ndërlidhjet

Londër: Takohen Braun dhe Netanjahu


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, sot më vonë gjatë ditës, pritet të takohet me kryeministrin britanik, Gordon Braun, me ç’rast do të diskutohet për përpjekjet për rifillimin e bisedimeve për paqe në Lindjen e Mesme.

Në Londër, zoti Netanjahu do të takohet edhe me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, Xhorxh Miçell, i cili fuqishëm po kërkon, që Izraeli t’i ndalë aktivitetet për ndërtimin e vendbanimeve në territoret e okupuara, Bregu Perëndimor dhe Jerusalemi Lindor.

Pas takimeve në Londër, zoti Netanjahu, udhëton për në Berlin, ku pasnesër takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
XS
SM
MD
LG