Ndërlidhjet

Kabul: Përparësi e vogël e Karzait në zgjedhje


Rezultatet e pjesërishme të zgjedhjeve presidenciale në Afganistan tregojnë për një garë të ngushtë të të dy kandidatëve kryesorë.

Komisioni Zgjedhor njoftoi sot se pas numërimit të 10 përqind të fletëvotimeve, presidenti aktual, Hamid Karzai, udhëheq me 41%, ndërsa rivali i tij më i fortë, ish ministri i jashtëm, Abdullah Abdullah, ka 39%. Kandidatët e tjerë kanë shumë më pak vota.

- Prej të gjitha votave të numëruara, Hamid Karzai ka 212 927 vota, ndërsa Abdullah Abdullahu ka 202 889 vota, tha një zyrtar i Komisionit Zgjedhor.

Rezultatet e zgjedhjeve do të plotësohen në baza ditore, ndërsa rezultatet përfundimtare priten të shpallen më 3 shtator.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG