Ndërlidhjet

OKB dënon sulmin në Afganistan


Kombet e Bashkuara kanë dënuar sulmin me bombë në Kandahar, i cili la të vdekur 43 persona dhe plagosi më shumë se 60 të tjerë.

Ky ishte sulmi më i rëndë në Afganistan në më shumë se një vit.

Këshilli i Sigurimit u pajtua për një deklaratë në të cilën dënohet “fuqishëm” sulmi i së martës me kamion bombë dhe kërkohet që kryesit të sillen para drejtësisë.

Ambasadori birtanik në OKB, Xhon Sauers, kryesues i radhës i presidencës së Këshillit të Sigurimti, lexoi deklaratën para gazetarëve në Nju Jork:

“Anëtarët e Këshillit të Sigurimit përsëritën se asnjë akt terrorist nuk do t’ia dalë që ta kthejë mbrapsht rrugën drejt paqes, demokracisë dhe rindërtimit në Afganistan, e cila mbështetet nga populli dhe qeveria e Afganistanit si dhe nga komuniteti ndërkombëtar”, ka thënë Sauers.

Në një deklaratë të ndarë, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban ki-Moon ka thënë se është “i shokuar dhe i zhgënjyer” nga dhuna, ndërsa i dërguari special i OKB-së në Afganistan Kai Eide tha se kryesit e sulmit kanë treguar një “shpërfillje të pamasë ndaj jetërave të civilëve”.

Kandahari është strehë e talibanëve, por grupi miltant ka mohuar përgjegjësinë për sulmin.
XS
SM
MD
LG