Ndërlidhjet

Merkel: Irani rrezikon sanksione shtesë


Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se Irani mund të përballet me sanksione shtesë në fushën e energjisë dhe në sektorin financiar nëse nuk tregon gatishmëri për të biseduar rreth programeve bërthamore.

“Nëse nuk do të ketë një përgjigje pozitive deri në shtator duhet të shikojmë mundësinë e masave shtesë”, tha Merkel gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e saj izraelit, Benjamin Netanjahu.

Edhe presidenti amerikan, Barak Obama i ka dhënë Iranit kohë deri në shtator për të pranuar ofertën e gjashtë fuqive të mëdha.
XS
SM
MD
LG