Ndërlidhjet

OKB/BA: Përfundoi lufta në Darfur


Kreu i forcës paqeruajtëse në rajonin e Darfurit në Sudan the se Darfuri nuk ishte më në luftë.

Martin Luter Agvai, komandanti i forcave të përbashkëta të OKB-së dhe Bashkimit Afrikan i tha mediave se konflikti ishte kthyer në banditizim të zakonshëm dhe me “intensitet tepër të ulët”.

Konflikti në Darfur zgjati rreth gjashtë vjetë me luftime të ashpra në mes të forcave qeveritare kundër rebelëve jo arabë.

Burimet qeveritare pohojnë se nga konflikti në Darfur kanë vdekur 100 mijë persona. OKB-ja thotë se 300 mijë njerëz kanë humbur jetën nga ky konflikt e miliona të tjerë janë zhvendosur.
XS
SM
MD
LG