Ndërlidhjet

Japoni: Papunësia në nivel rekord


Papunësia në Japoni është rritur në nivelin më të lartë, ndërsa çmimet në vend kanë rënë po ashtu në një nivel rekord.

Qeveria raporton se përqindja e papunësisë në ekonominë e dytë më të madhe botërore në korrik ishte 5.7.

Ky është niveli më i lartë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe tregon se kompanitë kanë zvogëluar numrin e punëtorëve për të kaluar më lehtë recesionin.

Po ashtu thuhet se çmimet kanë përsuar rënie prej 2.2 për qind.
XS
SM
MD
LG