Ndërlidhjet

Budapest: Sulm ndaj ambasadorit sllovak


Dy sulmues të panjohur janë munduar që me automjetin e tyre ta heqin nga rruga veturën e ambasadorit sllovak në Budapest, Piter Vajs.

Mediat sllovake njoftojnë se kjo ka ndodhur të enjten në njërën nga rrugët e Budapestit, ndërsa vetë ambasadori është fyer nga personat në fjalë.

Në incident nuk është lënduar askush, ndërkohë që ky është sulmi i dytë brenda javës ndaj diplomatëve sllovakë, pasi që natën e së martës është hedhur koktej molotovi në ambasadën sllovake në Budapest.

As diplomacia sllovake, e as ajo hungareze, nuk kanë dashur të komentojnë incidentin.
XS
SM
MD
LG