Ndërlidhjet

Iran: Kërkohen dënime për liderët opozitarë


Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, ka kërkuar sot që liderët opozitarë të dënohen lidhur me trazirat, që shpërthyen pas fitores së tij të kontestuar në zgjedhjet presidenciale.

Kjo kërkesë e tij u bë në fjalimin që ai e mbajti para mijëra njerëzve, para faljes së xhumasë në Teheran.

Sipas zotit Ahmadinexhad, për trazirat nuk duhet të dënohet vetëm aktivistët, që tashmë janë në gjyq, të akuzuar lidhur me protestat pas zgjedhjeve presidenciale, të mbajtura më 12 qershor.
XS
SM
MD
LG