Ndërlidhjet

Rasmusen: Turqia ta mbështesë afrimin NATO-BE


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, sot i ka bërë thirrje qeverisë së Turqisë, që të mos i kundërshtoj lidhjet më të afërta të aleancës me Bashkimin Evropian.

Këto komente zoti Rasmusen i bëri në Ankara, në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm turk, Ahmet Davutoglu.

Turqia e kishte bllokuar bashkëpunimin më të afërt ndërmjet NATO-s dhe BE-së, lidhur me kontestin me Greqinë për Qipron.

Sipas zotit Rasmusen, vërejtjet e Turqisë ndaj bashkëpunimit më të afërt ndërmjet aleancës e Bashkimit Evropian, po i dëmtojnë përpjekjet e NATO-s në Afganistan.
XS
SM
MD
LG