Ndërlidhjet

UNHCR i shqetësuar për refugjatët në Greqi


Organizata e Kombeve të Bashkuara për refugjatë (UNHCR), ka kumtuar sot se është e “shqetësuar” me kushtet në qendrën pranuese në ishullin grek, Lezbos, në të cilin gjenden qindra imigrantë ilegalë dhe një numër i madh i fëmijëve.

UNHCR ka theksuar se në mesin e 850 njerëzve të mbyllur në ishull, që gjendet në pjesën lindore të Detit Egje, gjenden edhe afro 200 fëmijë pa përcjellje.

Kjo agjenci ka kërkuar nga Greqia që ta “rregulloj” sistemin e saj të azilit.

Greqia ka kumtuar se në vitin 2008 i ka arrestuar më se 146 mijë imigrantë ilegalë, të cilët arrijnë nga brigjet e Turqisë fqinje. Në mesin e tyre ndodhen edhe 2648 fëmijë pa përcjellje.
XS
SM
MD
LG