Ndërlidhjet

Noel Gallagher largohet nga Oasis


Tekstshkruesi dhe kitaristi Noel Gallagher, ka njoftuar se do të largohet nga Oasis, duke thënë se nuk mund të punojë më me të vëllanë, Liam- këngëtarin e rok bendit.

Në një deklaratë në faqen e internetit të Oais, Noel Gallagher ka thënë se raportet me të vëllanë e kanë çuar në marrjen e këtij vendimi.

Deklarata është lëshuar pasi që Oasis dështuan të paraqiten në një festival në Paris, në kohën që flitej se kishte grindje serioze mes dy vëllezërve.

Oasis ishin një nga bendet me të mëdha britanike në vitet e ’90-ta të shekullit të kaluar, me hitet e tyre si, “Wonderwall” dhe “Roll With It”.
XS
SM
MD
LG