Ndërlidhjet

SHBA: Varroset Eduard Kenedi


Presidentë amerikanë, anëtarë të Kongresit dhe shumë persona e qytetarë të tjerë, janë tubuar sot në Boston, për t’i dhënë lamtumirën e fundit senatorit Eduard Kenedi, i cili vdiq të martën, nga kanceri në tru, në moshën 77 vjeçare.

Në mesin e të pranishmëve, pos familjes së gjërë Kenedi, ishin edhe presidenti aktual Barak Obama dhe ish presidentët Xhimi Karter, Bill Klinton dhe Xhorxh Bush.

Prej të martës e deri sot, amerikanët kanë mbajtur një varg ceremonish të përkujtimit për vëllaun e fundit nga familja Kenedi, ndërsa vdekja e tij është cilësuar si humbje e madhe. I ndjeri, për afro 47 vjet, ishte anëtar i Senatit të Shteteve të Bashkuara.

Kufoma e tij vendoset në Varrezën Kombëtare në Arlington, afër vëllëzërve të tij, ish presidentit Xhon F. Kenedi dhe ish senatorit Robert Kenedi, që u vranë në vitet e 60-ta.
XS
SM
MD
LG