Ndërlidhjet

PS: Rama, Malaj dhe Lakrori kandidatë për kryetar


Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste ka përfunduar, ndërsa kandidatë për lider janë Edi Rama, Arben Malaj dhe Maqo Lakrori. Zgjedhja e kryetarit të partisë do të bëhet aty nga fundi i muajit shatator sipas parimit “një anëtar – një votë”.

Gjatë punimeve të tubimit të socialistëve, anëtari i kryesisë së PS-së, Ben Blushi, e ka kundërshtuar mbajtjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm me dyer të mbylluara.

- Për fat të keq, Partia Socialiste rrezikon të dalë më e dobët pas këtij Kongresi, sepse nuk është me hapin e shoqërisë, e cila kërkon një parti të hapur demokratike, funksionale, që e thotë të vërtetën siç ka ndodhur, tha zoti Blushi.

Lidhur me propozimin e Edi Ramës për mandat katërvjeçar të kryetarit të partisë, komenti i Blushit ishte i shkurtër: “Edi Rama po i grabit Partisë Socialiste kryetarin e saj”.

Zoti Blushi kishte kërkuar, që pas humbjes në zgjedhjet e përgjithshme, Edi Rama të mos rikandidohej për kryetar të PS-së.

Në Kongres morën pjesë afro 1500 delegatë.
XS
SM
MD
LG