Ndërlidhjet

Irak: 20 të vrarë


Të paktën 20 persona raportohet të jenë vrarë në mesin e tyre edhe 5 policë gjatë sulmeve me bomba në Irak, në ditën më vdekjeprurëse që nga fillimi i muajit të Ramazanit.


Ministri i Jashtëm iranian Maunçer Motaki, gjatë një vizite në Bagdad, u bëri thirrje vendeve fqinje të Irakut të takohen dhe të diskutojnë mbi gjendjen e sigurisë në Irak.



Komentet e tij erdhën në kohën kur janë rritur tensionet mes Irakut dhe Sirisë, pasi autoritetet irakiane akuzojnë qeverinë në Siri, se është duke i mbrojtur përkrahësit e ish udhëheqësit Sadam Hysein, të cilët akuzohen për shpërthimet e muajit gusht në Bagdad, ku mbetën të vdekur 100 persona dhe më shumë se 500 të tjerë u plagosën.
XS
SM
MD
LG