Ndërlidhjet

Japoni: Zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme


Në Japoni janë duke u zhvilluar zgjedhjet e përgjithshme në të cilat Partia Demokratike në opozitë, kërkon të largojë nga pushtetit Partinë Liberale Demokratike.

Rreth 103 milion japonez më të drejtë vote do të zgjedhin 408 deputet të parlamentit.

Sondazhet para zgjedhjeve kanë parashikuar se Partia Demokratike është e gatshme për fitore duke i dhënë fund kështu pushtetit 50 vjeçar, të drejtuar nga Partia Liberale Demokratike.


Analistët thonë se Partia Liberal Demokratike e drejtuar aktualisht nga kryeministri Taro Aso, nuk do ta marrë mbështetjen e elektoratit për shkak të problemeve ekonomike të Japonisë, duke përfshirë numër rekord të papunësisë dhe recesioni që e ka goditur ekonomin e dytë me të madhe në botë.
XS
SM
MD
LG