Ndërlidhjet

Afganistan: Shkatërrohet baza e militantëve


Forcat ndërkombëtare dhe trupat afgane kanë shkatërruar një kompleks masiv në Afganistanin lindor, që përdorej nga kryengritësit besnikë të Xhalaludin Haqanit.

Ministria e Mbrojtjes në Afganistan dhe zyrtarë të NATO-s, në një deklaratë të përbashkët kanë bërë të ditur se nga ky operacion një numër i madh i kryengritësve u vranë dhe shumë armë u konfiskuan.

Operacioni u zhvillua të premten në rajonin e izoluar malor të Urgunut, në provincën Paktika e cila kufizohet me Pakistanin.

Xhalaludin Haqani, është ish komandant i muxhahedinëve, të cilët luftuan kundër pushtimit sovjetik gjatë vitit 1980, ndërsa më vonë ai i bashkohet kryengritësve talibanë.
XS
SM
MD
LG