Zjarri që po vazhdon nga e mërkura në veri të Los Angjelosit, nuk po tregon shenja të dobësimit.
Tre persona janë lënduar ndërsa rreth 4.000 shtëpi janë evakuuar njoftuan autoritetet.
Zjarri i cili është ende jashtë kontrollit, shkatërroi më shumë se 8.000 hektarë pyje, 30 kilometra në veri të Los Angjelosit.
Autoritetet paralajmëruan se zjarri është duke u përhapur shumë shpejtë, për shkak të temperaturave të larta.
Guvernatori i Kalifornisë Arnold Shvarceneger të premten ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.