Ndërlidhjet

Çejni: Drejtësia morri vendim politik


Vendimi i Departamentit të Drejtësisë për të hetuar keqpërdorimet e mundshme nga hetuesit e CIA-s, “është nxitur nga politika”. Deklarata e ish zv/presidentit amerikan, Dik Çejni u bë gjatë një interviste për televizionin “Fox News”.

Çejni e cilësoi vendimin si një “veprim politik fyes e që do të dëmtojë në afat të gjatë përpjekjet për të gjetur personelin e përshtatshëm, që do të marrë përsipër detyra të vështira”.

Çejni ka përsëritur dyshimet e tij ndaj administratës Obama, veçanërisht kur diskutohen kërcënimet me të cilat përballet Amerika.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG