Ndërlidhjet

EULEX: S’ka pajtim pa gjetjen e të zhdukurve


“Pajtimi dhe rindërtimi i plotë i një shoqërie nuk mund të arrihet në tërësi derisa nuk jepet përgjigje familjeve dhe shoqërisë civile lidhur me fatin e personave të zhdukur”, thuhet në deklaratën e EULEX-it.

Misioni evropian për rend dhe ligj në Kosovë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të personave të Zhdukur ka bërë thirrje për ngritjen e vetëdijësimit për këtë çështje kaq të ndjeshme.

Në deklaratën e EULEX-it thuhet se ky mision që nga fillimi i punës ka kryer mes të tjerash dhe 88 operacione, 45 zhvarrime dhe ka marrë 405 mostra të eshtrave për analizën e ADN-së dhe ka dorëzuar eshtrat e 61 viktimave pranë familjeve të tyre.
XS
SM
MD
LG