Ndërlidhjet

Pakistan: U vihet flaka kamionëve të NATO-s


Një shpërthim bombe në qytetin perëndimor të Pakistanit Shaman, në afërsi me kufirin afgan, u ka dhënë flakën disa kamioneve të ngarkuar me furnizime për forcat e NATO-s në Afganistan.

Në zhvillime tjera, helikopterë të Pakistanit kanë goditur vendstrehime të militanëve në qarkun veri-perëndimor të Suatit, duke vrarë 30 rebelë.

Ushtria tha përmes një deklarate, se operacioni që ka nisur të shtunën në mbrëmje ka vazhduar edhe sot me pjesëmarrjen e trupave tokësore.

Një ushtar është vrarë në operacion.

Ndërsa, një sulm vetëvrasës në luginën e Suatit ka lënë të vdekur 16 kadetë të policisë.

Pakistani në muajin prill ka nisur një ofensivë ushatrake kundër talibanëve në veri-perëndim, duke goditur talibanët në qarkun e Suatit, Bunerit dhe Dirit të Poshtëm, meqë militantët po i afrohen kryeqytetit.
XS
SM
MD
LG