Ndërlidhjet

SHBA mirëpret bisedimet Turqi-Armeni


Uashingtoni ka mirëpritur njoftimin se Turqia dhe Armenia do të punojnë, që për herë të parë në histori të vendosin lidhjet diplomatike.

Ministrat e jashtëm të këtyre vendeve njoftuan se bisedimet për të ngritur lidhjet diplomatike do të ndërmjetësohen nga Zvicra dhe do zgjasin rreth 6 javë.

Dy vendet kanë qenë në konflikt që nga fillimi i shekullit të 20-të, kur Armenia dhe disa shtete tjera thanë se Perandoria Osmane kishte kryer gjenocid mbi 1.5 milionë armenë gjatë Luftës së Parë Botërore.
XS
SM
MD
LG