Ndërlidhjet

Kosovë: Fillon viti i ri shkollor


Sot në gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë fillon viti i ri shkollor 2009-2010.

Procesin mësimor e fillojnë rreth 500 mijë nxënës dhe 30 mijë mësimdhënës në mbarë Kosovën.

Ndërkaq, mbi 36 mijë fëmijë për herë të parë do të ulen në bankat shkollore.

Ministria e Arsimit thotë se ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme “për një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor”.

Këtë vit mësimi do të fillojë në 20 objekte të reja mësimore, ndërkohë që sipas Ministrisë tashmë janë shpërndarë tekste falas për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën.
XS
SM
MD
LG