Ndërlidhjet

Kremtohet 40 vjetori i Gadafit në pushtet


Kremtimet fillojnë sot në Libi për të shënuar 40 vjetorin e revolucionit të vendit.

Më 1 shtator të vitit 1969, një grupi vogël i oficerëve ushtarakë, i udhëhequr nga 28 vjeçari i atëhershëm Muamer Gadaf, bëri grusht shtet kundër mbretit Idriz.

Analistët thonë se 6 ditët e festimeve duan të tregojnë se eksportuesi i naftës pas disa vite të sanksioneve, tash është i hapur.

Por, Gadafi ka nxjerrë kundërthënie të reja, pasi priti si hero agjentin libian të liruar nga Skocia nga burgimi i përjetshëm në lidhje me sulmin në Lokërbi.
XS
SM
MD
LG