Ndërlidhjet

Sllovakia fuqizon ligjin kontravers për gjuhën


Në Sllovaki ka hyrë sot në fuqi ligji i ndryshuar kundërthënës mbi gjuhën sllovake.

Hungaria është ankuar në Bashkimin Evropian dhe në organizatat tjera ndërkombëtare, se me këtë ligj Sllovakia po i shkel të drejtat e pakicave.

Në Sllovaki jetojnë më shumë se 500 mijë hungarezë.

Nën kërcënimet e dënimeve të larta nga 100 deri në 5 mijë euro, ligji urdhëron përdorimin e gjuhës sllovake në komunikimin publik, madje edhe kur bëhet fjalë për gjendje kritike te mjeku, edhe nëse pacienti nuk e di mirë gjuhën sllovake.

Ministri sllovak i kulturës Marek Madariq ka thënë se deri në janar të 2010-ës nuk do të ndryshohen sanksionet për ata që e shkelin ligjin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG