Ndërlidhjet

Eurozonë: Papunësia arrin nivele rekord


Papunësia në 16 vendet e eurozonës ka arritur nivelin më të lartë, duke arritur në 10% të fuqisë punëtore.

Statistikat e fundit tregojnë se 15.09 milionë njerëz janë të papunë që nga korriku në eurozonë, derisa papunësia në gjithë vendet anëtare të BE-së është 9%.

Rritja e papunësisë në vendet e eurozonës vjen në kohën kur ekonomitë më të mëdha kanë treguar shenjat e para të daljes nga recesioni. Analistët thonë se edhe pas rritjes së qëndrueshme ekonomike papunësia do të marrë më shumë kohë për tu vënë nën kontroll.
XS
SM
MD
LG