Ndërlidhjet

Serbi e BH: Arrestohen 21 kriminelë


Shërbimet policore në Serbi e Bosnjë-Hercegovinë kanë arrestuar 21 anëtarë të një rrjeti ndërkombëtar kriminal. Të arrestuarit dyshohen për vepra penale që shkojnë nga trafiku i drogës deri në vrasje, njoftuan burimet policore në Beograd.

“Që nga viti 2006 ky grup kriminal ka kryer krimet më të rënda në Ballkanin Perëndimor, ku përfshihen vrasje, shantazhe, grabitje, trafik të lëndëve narkotike, trafik armësh, lëndësh shpërthyese, automjetesh dhe pastrim parash”, thuhet në deklaratën e përbashkët të policive të të dy vendeve.

Në mesin e të arrestuarve ka dhe anëtarë aktivë të policisë së Bosnjës. Arrestimet në Bosnjë u kryen në zonat e dominuara nga serbët.
XS
SM
MD
LG