Ndërlidhjet

Australi: Serbi fiton apelin kundër ekstradimit


Dragan Vasilkoviq, 1991.
Dragan Vasilkoviq, 1991.
Një ish-komandant i paramilitarëve serbë ka fituar apelin në Australi kundër ekstradimit të tij në Kroaci, ku do të përballej me gjyqin për krime lufte.

Dragan Vasilkoviq, i njohur me emrin Kapetan Dragan, i mbajtur në paraburgim që nga viti 2006, është akuzuar se ka urdhëruar vartësit e tij, që të vrasin civilë gjatë luftës së viteve të ’90-ta në ish-Jugosllavi.

Në vendimin e saj, Gjykata Federale e Australisë konkludoi se Vasilkoviq, një qytetar australian, ka treguar se ekzistojnë “shanse reale ose esenciale të paragjykimit” nëse ai do të ekstradohej.

Gjykatësit kanë vendosur që Vasilkoviq të lirohet nga paraburgimi, por vendimi është shtyrë deri të premten, në mënyrë që avokatëve që përfaqësojnë Kroacinë t’u jepet kohë për të vendosur nëse duan të bëjnë ankesë rreth vendimit.
XS
SM
MD
LG