Ndërlidhjet

Rrahje mes të rinjve shqiptarë e serbë


Policia e Kosovës njofton se një ndeshje futbolli është shndërruar në rrahje masive në mes të rinjve shqiptarë dhe serbë, banorë të lagjes “Kodra e Minatorëve” në veri të Mitrovicës.

Në një komunikatë për media të policisë, thuhet se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21, në poligonin sportiv në këtë lagje.

“Së paku shtatë persona të përkatësisë etnike serbe, janë dërguar në shtëpinë e shëndetit për raport mjekësor, ndërsa lëndimet konsiderohen të natyrës së lehtë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Besohet se të rinjtë e përfshirë në rrahje, një natë para incidentit kishin luajtur lojë futbolli në mes vete ndërsa kishte pasur mosmarrëveshje gjatë zhvillimit të lojës.

Policia thekson se incidenti i raportuar ndëretnik nuk ishte i motivuar mbi baza kriminale por si rezultat i reagimit të çastit.
XS
SM
MD
LG