Ndërlidhjet

Abkhazi: Kërcënime për anijet e Gjeorgjisë


Lideri i Abkhazisë, Sergei Bagapsh, tha se e ka urdhëruar ushtrinë e këtij rajoni që ta shkatërroj çdo anije të Gjeorgjisë, që hynë në “ujërat territoriale”.

Sipas tij, ky hap u ndërmor për shkak të “akteve të piraterisë” nga ana e Gjeorgjisë.

Tbilisi ka thënë se e konsideron Rusinë përgjegjëse për çfarëdo sulmi në anijet e Gjeorgjisë. Rusia e ka kontrollin ndaj kufijve të Abkhazisë, rajon separatist i Gjeorgjisë.

Dje, një kapiten i një anijeje të Turqisë u burgos për 24 vite në Gjeorgji, në përpjekje për të dërguar karburante në Abkhazi, që paraqet shkelje të bllokadës ekonomike të Gjeorgjisë.
XS
SM
MD
LG