Ndërlidhjet

Përleshje e shpërthim në Mitrovicë


Policia e Kosovës njofton se dy incidente, përleshje dhe shpërthim, janë regjistruar gjatë natës së mbrëmshme në lagjen “Kodra e Minatorëve” në veri të Mitrovicës.

Në një njoftim për media, policia thotë se incidenti i parë i përleshjes mes dy grupeve të personave, shqiptarë dhe serbë ka ndodhur rreth orës 19 dhe besohet se është nxitur nga grupi serb që ka hedhur gurë në drejtim të shtëpive shqiptare.

Si kundërpgjigje, grupi shqiptar ka hedhur gurë në drejtim të grupit serb.

Po në këtë lagje, sipas policisë rreth orës 22, janë regjistruar dy shpërthime të fuqishme.

Policia dhe KFOR-i nuk kanë arritur që të përcaktojnë as vendin e as mjetin e shpërthimit.

Policia, e cila ka nisur hetimet, beson se shpërthimet janë të motivuara pas dy incidenteve të përleshjeve në mes të rinjve shqiptarë dhe serbë të kësaj lagje në dy ditët e kaluara.
XS
SM
MD
LG