Ndërlidhjet

Një dozë vaksine mjafton kundër gripit të ri




Prodhuesi farmaceutik zviceran “Novartis” njoftoi se kundër gripit të ri A H1N1 do të mjaftojë një dozë e vetme e vaksinës, për dallim nga dy dozat që rekomandoheshin më parë.

Kompania njoftoi se një dozë e vetme është e mjaftueshme për mbrojtje nga virusi i ri.

Po sot, autoritetet e Kinës e m iratuan vaksinën e prodhuesit kinez “Sinovac” të parashikuar për një dozë të vetme.

Që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli pandeminë nga gripi i ri, kompanitë farmaceutike po bëjnë garë se kush do ta prodhojë vaksinën.

Të paktën 2.100 njerëz kanë vdekur nga gripi i ri, ndërsa më shumë se 210 mijë janë infektuar.
XS
SM
MD
LG