Ndërlidhjet

Kabul: Nga sulmi i NATO-s shumë të vrarë


Zyrtarë të Afganistanit thonë se nga sulmi ajror i NATO-s kundër cisternave me karburante, që militantët talibanë i kishin rrëmbyer në veri të këtij vendi, janë vrarë shumë njerëz përfshirë edhe civilë.

Forcat e NATO-s kanë konfirmuar se kanë ndërmarrë një sulm ajror në provincën veriore Kunduz, duke i marrë në shënjestër militantët, që i kishin rrëmbyer kamionat – cisterna me karburante.

Aleanca thotë se beson se të gjithë të vrarit në këtë sulm janë militantë, por megjithatë, po zhvillohen hetime për raportet për vrasje të civilëve.

Banorët thonë se fshatarët ishin duke marrë karburante nga kamionat e rrëmbyer në momentin kur u goditën nga sulmi dhe shpërthimi i fuqishëm.

Guvernatori i Kunduzit, Mohamed Omar, thotë se ka shqetësime se më tepër se 90 vetë janë vrarë. Një korrespondent i Radios Evropa e Lirë tha se shumë nga të plagosurit në spitalin e Kunduzit, duket se ishin civilë.
XS
SM
MD
LG