Ndërlidhjet

Zanier: Më shqetëson situata në veri të Kosovës


Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Lamberto Zanier, tha se UNMIK-u e ka mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në këtë aspekt, ai ka thënë se UNMIK-u vetë nuk do të largohet nga Kosova, megjithqë këtë e kërkojnë autoritetet në Prishtinë.

“Më shqetëson situata në veri të Kosovës”, i tha mëtutje zoti Zanier gazetës beogradase Danas dhe shtoi se “kthimi i të zhvendosurve, në të cilin po punojnë shqiptarët, nuk guxon ta rrezikoj stabilitetin, ndërsa serbët kanë të drejtë të kthehen në pjesën jugore të Mitrovicës”.

Ai theksoi se për serbët e Kosovës “do të ishte mirë që të dalin në zgjedhjet lokale në nëntor”.

Sa i përket procesit të transformimit të UNMIK-ut, Lamberto Zanier, tha se “rikonfigurimi e ka pasur kulmin e tij në nëntor të vitit të kaluar, kur autorizimet dhe aktivitetet në fushën e sundimit të ligjit i janë kaluar EULEKS-it”.

Rrjedhimisht, ai theksoi se “nuk pret që të ketë ndryshime të reja në numra” në buxhet e në njerëz, në misionin UNMIK.
XS
SM
MD
LG