Ndërlidhjet

Irak: Vendosen mijëra policë në kufi me Sirinë


Iraku thotë se ka filluar vendosjen e mijëra policëve shtesë në kufirin e tij me Sirinë, për t’i parandaluar militantët, që të kalojnë në Irak dhe të ndërmarrin sulme brenda këtij vendi.

Një gjeneral i lartë tha se kryeministri irakian, Nuri al-Maliki, personalisht ka urdhëruar vendosjen e policëve këtë javë.

Qeveria irakiane e udhëhequr nga shiitët, i ka akuzuar militantët sunitë, me baza në Siri, se ishin të involvuar në sulmin me bombë më 19 gusht, afër ndërtesave qeveritare në Bagdad, nga të cilat u vranë së paku 100 vetë.
XS
SM
MD
LG