Ndërlidhjet

Karl Bildt e anulon vizitën në Izrael



Ministria e Jashtme e Izraelit tha se ministri i Jashtëm i Suedisë, Karl Bildt e ka anuluar vizitën në Izrael të planifikuar për të premten.

Anulimi i vizitës vjen në kohën e rritjes së tensioneve nga artikulli në një gazetë suedeze, të cilin Izraeli e dënoi si antisemitist.

Artikulli i citon pretendimet e njohura se trupat izraelite mund t’i kenë marrë organet nga palestinezët të cilët kanë vdekur në burg.

Qeveria e Suedisë i ka hedhur poshtë thirrjet e Izraelit për të dënuar artikullin duke u arsyetuar me lirinë e shtypit.
XS
SM
MD
LG